Në datë 11 Nëntor, Drejtoresha e Qendrës Youth Act, Znj Sabina Borakaj, ishte e ftuar në “Youth Speak Forum” për të folur mbi rendësinë e angazhimit rinor në nivel Europian dhe si Karta Rinore ndihmon këta të rinj për të zhvilluar me shumë veten e tyre duke marrë pjesë në aktivitete të rendësishme me fokus rininë. Ky event bëri bashkë të rinj të shumtë të cilët diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre. Në panelin Next Generation of Leaders, ishte e ftuar Maylinda Bajrami, ish anëtare e Panelit Rinor EYCA.
Youth Speak Forum është një platformë ku të rinjtë, liderët e mëdhenj, dhe ekspertët takohen për të ndarë perspektivat dhe strategjitë e tyre për të ndryshuar pozitivisht shoqërinë. Ky forum i orgenizuar nga AIESEC Albania është i fuqishëm në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe veçanërisht të angazhimit të të rinjve në fushën e edukimit dhe punësimit.