sqen

Youth-Pre Event 2-5 Dhjetor | Ljubljana, Slloveni

Në Slloveni, në 2-3 Dhjetor u zhvillua Youth-Pre Event organizuar nga International Youth Health Organization (YHO), në bashkëpunim me South-Eastern Europe Health Network (SEEHN), mbështetur gjithashtu nga WHO Regional Office for Europe dhe Ministrisa e Shëndetësisë së Sllovenisë. Eventi bëri bashkë të rinj nga shtete të ndryshme të Europes Juglindore, mes të cilëve dhe dy pjesmarrëse nga qendra Youth Act, Enxhi Hasani dhe Inesa Delimeta, të cilët patën mundësinë që të diskutonin rreth problematikave të sistemit shëndetësor të vendeve përkatëse e të ndanin shqetësimet e tyre si përfaqësues të rinisë. U përcaktuan prioritetet kryesore që përfshinin rritjen e fokusit në mjekësinë preventive për të rritur mirëqënien dhe për të përmiresuar stilin e jetës, kujdesi për shendetin mendor apo digitalizimi në shëndetesi. Të gjitha diskutimet e këtij grupi të rinjsh synonin përmirësimin e sistemit shëndetësor për të qenë sa më përfshirës dhe lehtësisht i aksesueshëm, në përgjigjë të kërkesave të popullsisë.

Youth-Pre Event është krijuar për të identifikuar prioritetet kryesore të të rinjve nga vendet e SEEHN dhe mesazhet artizanale të të rinjve që do të ushqehen në SEEHN dhe konferencat e Talinit. Vendimi për përmbajtjen e takimit është udhëhequr nga titulli kryesor i konferencës së Talinit: sigurimi i besimit dhe transformimit për elasticitetin dhe qëndrueshmërinë.

Eventi u pasua nga një tjetër organizim, në datat 4-5 dhjetor, me prezencën e përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore të vendeve të Europës Jug – Lindore. Në këtë akvititet, me temën “High Meeting on Strengthening Healthcare Systems in South – Eastern Europe” përfaqësues disktuan mbi situatën aktuale të sistemeve shëndetësore të vendeve të tyre lidhur me digjitalizimin, aksresin për të gjithë për kujdes shëndetësor por dhe të prioriteteve të reja si për shembull shëndeti mendor, si një nevojë e përforcuar edhe nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Gjithashtu u paraqitën dhe kërkesat e të rinjve të cilat u diskutuan në eventin pararendës.