sqen

Volunteer youth nework

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit YOUth Acting i cili financohet nga LëvizAlbania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Pjesëmarrës ishin të rinj nga qutetet Kukës, Korçë, Shkodër dhe Vlorë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i njohurive dhe informacionit të pjesëmarrësve mbi rolin e rëndësishëm që ka kontributi vullnetar në dobi të komunitetit lidhur me mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët.Në këtë takimin e parë u vendos theksi njëkohësisht tek roli i vullnetarizmit për shpalosjen e të gjitha cilësive dhe vlerave të të rinjve por dhe njohjen e karakteristikave të tyre njerëzore, si pikënisje me rëndësi për promovimin e aftësive të tyre sociale dhe profesionale, aq me vlerë për të spikatur në punë dhe në jetë. Takimi u ilustrua me modele praktike dhe të thjeshta paralelizmash mes punës si vullnetar dhe analizës së përfitimeve vetjake dhe komunitare nga ky angazhim.