Në kuadër të projektit BeWell@Digital, Qendra Youth Act ka realizuar një sërë trainimesh online me të rinj nxënes e student, punonjës rinor, të rinj të papunësuar si dhe të rinj përfaqësues të organizatave rinore. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte ndërgjegjesimi i tyre mbi rëndesinë e shëndetit mendor, mirëqënies, kalimit të situatave të ndryshme të cilat ndikojnë në jetesën e tyre të përditshme. Gjatë këtyre trajnimeve, 150 të rinjve i’u ofrua mundësia të marrin këshillim psiko –social nga këshillues profesionistë. Ekspert të fushës shpjeguan se çfarë është shëndeti mendor, pse është e rendësishme të flitet për të si dhe mënyrat për të kryer atë. Ata u informuan mbi mënyrat e promovimit të shëndetit të mirë mendor. Broshura informuese u shpërndan me këshillimin mbi shëndetin mendor e atë emocional.
Trajnime online mbi rendësinë e shëndetit mendor në kuadër të projektit BeWell@Digital
Projekti BeWell@DIGITAL ka për qëllim përmirësimin e statusit të shëndetit mendor për të rinjtë nga Shqipëria, Mali i Zi, dhe Bosnje Hercegovina, duke fuqizuar të rinjtë për të rritur aftësitë në rutinën e edukimin dixhital dhe zhvillimin e karrierës, krijimin e shërbimeve mbështetëse të këshillimit për shëndetin mendor dhe ngritjen e kapaciteteve dhe mundësive të reja të punësimit në arenën dixhitale të punësimit.
Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit ErasmusPlus, dhe zbatohet nga një konsortium i drejtuar nga International Youth Health Organization dhe partnerët: Qendra Youth Act, PRONI, CAZAS, Epistimoniki Etaireia Vioiatrik is Pliroforikis kai Plirofikis Ygeias – GBHI si dhe Institute of modern technology Montenegro.