sqen

Trajnim për TOT (Train of Trainers)

IMG_0547

Në kuadër të projektit projektit “Lëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në datë 8 Nëntor Qendra Youth Act zhvilloi trajnimin me temë “Train of Trainers”. Në trajnim u përfshinë 11 nxënës të Këshillit Rinor Korçë të cilët përfaqësojnë Komunitetin Rinor dhe  shërbejnë si si urë komunikimi mes të rinjve të qytetit të Korçës dhe  përfaqësuesve të Bashkisë Korçë.
IMG_0548
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që target grupi të kuptonte rolin e trajnerit/fasilitatorit në efektivitetin e trajnimit si dhe rëndësinë e dinamikës së grupit dhe rolet e ndryshme në grup.
Nga ana tjetër, nxënësit pjesëmarrës praktikuan dhe u njohën me teknika që përdoren në situate të caktuara të cilat përmirësojnë adhe aftësitë e tyre në menaxhimin e grupit.
IMG_0549