Në datë 28 Shkurt, PHD (c) Sokol SHURDHI Head Of ICT Universiteti Barleti, realizoi DemoDay në gjimnazin Besnik Sykja, në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” financuar nga Agjensia Kombëtare e Rinisë. Ky projekt ka si qëllim promovimin e kulturës së sipërmarrjes tek të rinjtë përmes nxitjes së ideve inovatore teknologjike dhe promovimit të modeleve të suksesshme në biznes.
Gjatë këtij aktiviteti u evidentuan projekt idetë e të rinjve të këtij gjimnazi që do konkurojnë në bootcampin final me të rinjtë e qyteteve të Beratit, Durrësit, Pogradecit, Shkodrës dhe Tiranës.
Grupet e përzgjedhura u njohën me konceptet e modelit të biznesit, biznes planit dhe pitching. Gjatë bootcampit final përpara se të paraqesin idenë e tyre para një jurie, ata do marrin trajnimet specifike rreth biznes model Canvas, rëndësia e mirëstrukturimit të tij, ndërtimi planit financiar, dhe perfeksionimi i një pitching konkurues. Idetë e gjimnazit Besnik Sykja varionin nga Binese të vogla që përfshijnë Pet Therapy, tek një Smart Locker në qytetin e Tiranës me një numër në rritje të vazhdueshme të turistëve.