sqen

Thirrje e hapur për ekspert

FTESË PËR APLIKIM

Thirrje e hapur
Shërbim ekspertize në takimet informuese në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe
Sipërmarrëse”


Hyrje
Qendra Youth Act, në mbështetje nga Agjencia Kombëtare e Rinisë është angazhuar në zbatimin e
projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse”, i cili fillon më datë 14 Dhjetor 2022 dhe mbaron më
13 Tetor 2023. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i kulturës së sipërmarrjes tek të
rinjtë përmes nxitjes së ideve inovatore teknologjike, konkurrencës së barabartë dhe mbështetjes së
modeleve të suksesshme në biznes.


Objekti:
Angazhimi i një eksperti në realizimin e takimeve informuese mbi idetë inovative dhe zhvillimin e
tyre më tej, me të rinj të qyteteve Shkodër, Pogradec, Durrës, Tiranë dhe Berat.


Qëllimi i pozicionit:
Një ekspert i fushës do të angazhohet në informimin, shpjegimin dhe synimin e angazhimit të të rinjve
të shkollave të qyteteve të mësipërme në pjesëmarrjen e tyre në Konkursin e Ideve Inovative dhe dhe
përkushtimin në zhvillimin më tej të idesë së tyre.


Kohëzgjatja e kontratës:
Eksperti do të angazhohet ggjithsej në 5 ditë pune gjatë muajit Shkurt 2023.


Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të angazhohet në takimet informuese (Info Day) në 5 qytete të Shqipërisë;
  • Të identifikojë të rinjtë me ide inovative potenciale që mund të zhvillohen më tej.
  • Të përgatisë raportet e aktivitetit;

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Të ketë eksperiencë në aktivitete bootcamp, startup etj.;
  • Të ketë aftësi organizative dhe komunikuese.
  • Të ketë arsim të lartë në fushën e marketingut ose të IT.

Dokumentat e nevojshëm për aplikim:

  • CV e aplikantit;
  • Diplomë dhe kualifikime;

Afatet dhe dorëzimi i aplikimit

  • Aplikimi duhet dorëzuar brenda datës 20 janar 2022.
  • Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën [email protected], ose me postë apo dorazi
    në adresën Rruga “Frang Bardhi” Selitë-Tiranë.