sqen

Të rinjtë sensibilizohen në “Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit🎗

Në datë 4 Shkurt 2022, të rinj vullnetar të Qendrës Youth Act, nën moton “Unë jam, unë do t’ia dal” kanë organizuar një aktivitet sensibilizues në kuadër të “Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit🎗. Ata kanë përcjell disa mesazhe sensibilizuese nëpërmjet disa prezantimeve dhe video të cilat përcjellin nevojën që të gjithë, në mënyrë individuale ose së bashku, mund të ndihmojë në uljen e barrës globale të kancerit.

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura; ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona.