sqen

“Të rinjtë për turizmin e aventurës”

Qendra Youth Act, në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), u angazhua në zbatimin e projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës”, financuar nga programet e BE-së i cili filloi më datë 11 Prill 2022 dhe mbaron më 10 Dhjetor 2022. Projekti synoi të identifikojë destinacionet turistike të bashkisë Kukës duke promovuar turizmin e aventurës si një trend për të rinjtë dhe jo vetëm. Guida Turistike, e vetmja për Bashkinë Kukës, Virtual Tour, eksplorimi në terren dhe faqet zyrtare të EYCA ishin disa nga elementët kryesorë të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në promovim. Të gjitha aktivitetet dhe sipërmarrjet e lidhura me to ishin në interes të Bashkisë Kukës, të publikut dhe të vetë të rinjve të përfshirë.