Dialogu Rajonal Rinor për Evropën / POLITEIA Shkolla Rajonale për Pjesëmarrjen Rinore 2023.
Fondacioni Qendra për Demokraci në partneritet me 6 organizata të tjera nga Ballkani Perëndimor, midis tyre dhe Qendra Youth Act, organizuan “Shkollën Rajonale POLITEIA për Pjesëmarrje Rinore” në Nish nga data 6 deri më 12 korrik 2023, si pjesë e projektit “Regional Youth Dialogur for Europe”, i cili po zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Përmes debateve dhe diskutimeve në panel, pjesëmarrësve të shkollës Politeia iu drejtuan: Tanja Miščević, Ministre për Integrime Evropiane, Qeveria e Republikës së Serbisë; Plamena Halaceva, Zëvendës Shefe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi; Natasha Vuçkovic, sekretare e përgjithshme, Fondacioni Qendra për Demokraci, Serbi; Antonela Valmorbida, Sekretare e Përgjithshme, Shoqata Evropiane për Demokracinë Lokale (ALDA); Ognjen Markovic, menaxher i projektit, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Sarajevë; Dordo Cvijovic, Zyra Lokale e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në Serbi; Sasha Magazinovic, deputet, Dhoma e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës; Dr. Aleksandra Jerkov, anëtare e Bordit Ekzekutiv, Akademisë Rajonale për Zhvillim Demokratik, Serbi; Kalinka Gaber, këshilltare shtetërore në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ish Sekretare e Shtetit për Çështje të BE-së; Vuk Velebit, ekspert për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Serbi; Jonida Begaj, Universiteti Barleti në Tiranë, Shqipëri.
Njohuritë dhe përvoja përmes leksioneve dhe bashkëbisedimeve ndërvepruese iu përcollën pjesëmarrësve të shkollës nga : Prof. Eralda Cani, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri; prof. Dr. Vladimir Janković, Universiteti i Mançesterit, Britani e Madhe; Mateja Agatonovic, Ndihmës Drejtor i Përgjithshëm, Ekonomia e Re, Serbi; Daliborka Uljarević, drejtore ekzekutive, Qendra për Edukim Qytetar, Mali i Zi; Žarko Šunderić, Drejtor, Qendra për Politika Sociale, Serbi; Ognen Janeski, ambasador i KE dhe BE kundër gjuhës së urrejtjes për Ballkanin Perëndimor dhe prezantues/kryeredaktor televiziv, Maqedonia e Veriut; Sanja Meshanovic, Zëvendës Drejtoreshë, Sekretariati Republikan për Politika Publike, Serbi; Miljana Pejic, Sekretare e Përgjithshme, Organizata Ombrella Rinore e Serbisë, Serbi; Miloš Đajić dhe Igor Jojkić, Qendra për Aftësi Moderne; si dhe përfaqësues të organizatave partnere në projekt: Brikena Hoxha, Drejtoreshë Ekzekutive, Kosova për Stabilitet Iniciativa, Kosovë*; Anida Shabanovic, Rrjeti i Iniciativave Progresive, BeH; Dr. Kejda Nuhu, Qendra Youth Act, Shqipëri; Mona Xhexhaj, Drejtore Ekzekutive, Akademia për Integrim Evropian dhe Negociata, Shqipëri; Biljana Bejkova, drejtoreshë ekzekutive, Qendra Informative e OJQ-ve, Maqedonia e Veriut.
Pjesëmarrësit e “Shkollës Rajonale POLITEIA për Pjesëmarrje Rinore” 2023 ishin studentë, aktivistë dhe ekspertë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Temat kryesore të diskutuara: Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, politikat dhe programet rinore, bashkëpunimi dhe rrjetëzimi i të rinjve në rajon, zhvillimi socio-ekonomik, ndryshimet klimatike, lufta kundër gjuhës së urrejtjes në sferën publike.
Politeia është një shkollë me një traditë të gjatë (që nga viti 1997) dhe falë pedagogëve të shkëlqyer, mënyrës interaktive të punës dhe përzgjedhjes cilësore të pjesëmarrësve, ajo njihet si një nga programet kryesore të edukimit informal për të rinjtë në rajonin tonë.
Shkolla POLITEIA 2023 organizohet në kuadër të projektit Dialogu Rajonal Rinor për Evropën, i cili zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Projekti zbatohet nga Fondacioni Qendra për Demokraci, Beograd (si koordinator i projektit) dhe organizatat partnere: Akademia për Integrim Evropian dhe Negociata nga Tirana (AIEN); Iniciativa Kosovare për Stabilitet nga Prishtina (IKS); Rrjeti i Iniciativave Progresive nga Sarajeva (NPI); Qendra Informative e OJQ-ve nga Shkupi (OJQ IC); Akademia Rajonale për Zhvillim Demokratik nga Novi Sad (ADD); Qendra Youth Act nga Tirana (YA).