sqen

Sesioni tematik “Rinia dhe politikat e punësimit në Ballkanin Perëndimor” | Shkup

Në datat 21-23 Nëntor, dymbëdhjetë të rinj nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në sesionin tematik “Rinia dhe politikat e punësimit në Ballkanin Perëndimor”, si pjesë e projektit “Dialogu Rinor Rajonal për Evropën – RYDE”.

Pjesëmarrësit, profesionistë të rinj, studentë, aktivistë të rinj, politikëbërës dhe të rinj nga partitë politike, diskutuan mbi politikat ekzistuese të punësimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nën drejtimin e ligjëruesve Dragan Atanasov dhe Anelia Mitrova, pjesëmarrësit kishin mundësinë të informoheshin për politikat ekzistuese të punësimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të analizonin dokumente specifike politike që kanë të bëjnë me rininë dhe punësimin, si dhe u njohën me raste studimore për të fituar një kuptim më të thellë të përmbajtjes dhe ndikimit të këtyre politikave.

Sesioni tematik  ofroi një kuptim të thellë të strukturës së krijimit të dokumenteve të politikave publike, përcaktimit të qëllimeve dhe masave, analizave ligjore, matjes së ndikimit social të politikave publike, ndikimit tek të rinjtë dhe grupet vulnerabël. Në vazhdim të sesionit tematik “Rinia dhe politikat e punësimit në Ballkanin Perëndimor”, secili prej pjesëmarrësve kishte mundësinë, nën drejtimin e një mentori, të praktikojë njohuritë e marra për përgatitjen dhe analizën e dokumenteve për politikat publike.

Projekti Rajonal Dialogu Rinor për Evropën zbatohet nga Fondacioni Qendra për Demokraci (CDF), Beograd (si koordinator i projektit) dhe organizatat partnere: Akademia e Integrimit Evropian dhe Negociatave nga Tirana (AIEN); Iniciativa Kosovare për Stabilitet nga Prishtina (IKS); Rrjeti i Shoqatës së Iniciativave Progresive nga Sarajeva (NPI); Qendra Informative e OJQ-ve nga Shkupi (OJQ IC); Akademia Rajonale për Zhvillim Demokratik nga Novi Sad (ADD); Youth Act Center nga Tirana (YA). Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.