Për Bashkimin Evropian viti 2022 është Viti i Rinisë
Në datë 11 Maj 2022, Njësia Integrimit Evropian në Bashkinë Kurbin realizoi sesionin e informimit me temë: “Qytetaria Aktive dhe Karta Rinore Evropiane” me të rinj të grupeve Impact clubs të World Vision, Kurbin dhe anëtarë të Qeverisë së nxënësve të Gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi”, Laç.
E ftuar në këtë aktivitet Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Youth Act, Znj. Sabina Borakaj, ndau me pjesëmarrësit rëndësinë e të paturit një rol aktiv për çështje të ndryshme në komunitet, dhe si mund të aktivizohen të rinjtë nëpërmjet Kartës Rinore Evropiane. Disa nga çështjet të cilat u diskutuan gjatë sesionit informues:
- Çfarë do të thotë Qytetari Aktive?
- Rëndësia e të paturit një rol aktiv për çështje të ndryshme në komunitet.
- Çfarë është Karta Rinore Evropiane?
- Cilat janë mundësitë që ofron Karta Rinore Evropiane?
- Si mund të aplikojnë të rinjtë për të përfituar nga mundësitë që ofrohen përmes saj?
Një nga rezultatet e takimit ishte përfitimi falas i Kartës Rinore Evropiane për të rinjtë që ishin prezentë, një dhuratë nga Qendra Youth Act në kuadër të Javës së Europës 2022.