Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro Amerikan (AADF), ka krijuar programin Master & Internship për të siguruar profesionistëve të rinj shqiptarë dhe menaxherëve të rinj një mundësi unike për praktika profesionale dhe program master në fushën e studimeve të Arsimit , Menaxhimit, TIK dhe Inovacion, Menaxhimit të Projekteve, Sipërmarrje, turizmi kulturor dhe eko-turizmi.
Për të lehtësuar zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri – këto Bursa dhe Praktika janë të dizajnuara për profesionistët e rinj të cilët janë të angazhuar për të përmbushur sfidat e së ardhmes, duke kontribuar në zhvillimin e këtyre fushave në vendet e tyre pas kthimit.
Nëse jeni të specializuar në këto fusha, jeni të ftuar të aplikoni në programin e praktikave profesionale në SHBA.
Praktika do të zgjasë 6 muaj dhe dhe praktikantët do të trajnohen dhe mbikqyren gjithmonë nga një mentor profesionist.
Kriteret e pranimit për programin e praktikës 6 mujore:
- Të jenë me kombësi shqiptare dhe banues në Shqipëri
- Aftësi komunikimi në gjuhën angleze në mjedis profesional
- Eksperiencë profesionale minimumi 3- 5 vjet në fushat e përmendura më sipër
- Të kthehet në Shqipëri pas përfundimit të programit dhe të vërë në praktikë në nivel lokal njohuritë e marra.
- Të jenë në gjendje të paguajnë 10 % të kostove të shpenzimeve.
Afati i aplikimit: 31 Mars 2017
Për më shumë informacion mbi programin Master dhe proçedurat e aplikimit klikoni këtu