sqen

Prezantim i projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës”

Në datën 23 Maj 2022, në qytetin e Kukësit u zhvillua takimi i parë në kuadër të projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Lenka Vitkova, Shefe e Seksionit Operacional, Z. Orlando Fusco, Menaxher Programi për Qeverisjen, N/Kryetarja e Bashkisë Kukës Znj. Majlinda Onuzi, gjithashtu dhe 35 të rinj të cilët do të mund të angazhohen në aktivitetet e planifikuara në këtë projekt.

Gjatë takimit u prezantuan qëllimi dhe rezultatet e projektit si dhe pjesëmarrësit morën informacion të detajuar mbi Kartën Rinore Evropiane, e cila do dhurohet për 100 rinj në qytetin e Kukësit.

Qendra Youth Act do të zbatoj këtë projekt në Bashkinë Kukës në kuadër të programit #ReLoAD2. Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).