Në datat 08/11/2023 – 10/11/2023 Qendra Youth Act zhvilloj Green Camp 2 me të punonjës të rinj si dhe të rinj te papunësuar në kuadër të projektit “BeWell@Digital”. Qëllimi i këtij kampi ishte informimi i pjesëmarrësve për rëndësinë e angazhimit në aktivitete sportive për shëndetin dhe jetën shoqërore. Të pranishëm ishin 31 të rinj, punëtorë të rinj dhe të papunë, 18 vajza dhe 13 djem. Kampi u nda në dy faza:
- Në fazën e parë u ndoqën materialet teorike, konkretisht:
- Rëndësia e angazhimit në aktivitete sportive;
- Ndikimi i sportit në forcimin e marrëdhënieve shoqërore;
- Këshilla praktike për një jetë të shëndetshme;
- Njohja me disa nga disiplinat sportive të këshillueshme për t’u ndjekur nga të rinjtë të cilat nxisin punën në grup dhe nxisin vetëbesimin.
Në fazën e dytë vazhduan aktivitetet sportive në terren. Nën mbikëqyrjen e ekspertit të fushës, të rinjtë u angazhuan në aktivitete dhe lojëra të ndryshme. Këto aktivitete u fokusuan kryesisht në lojërat në grup me synimin për të nxitur tolerancën, respektin për kundërshtarin, arritjen e objektivave si ekip, etj.
Në fund të aktivitetit pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikata.
Qendra Youthact




