Ngritja e “Volunteer Info Point” dhe paisja me infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimit të informimit komunitar në Shkodër është pjesë e projektit “YOUth Acting” i cili financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra E Grave Kukes.
Projekti ka për synim nxitjen, promovimin, mbështetjen dhe institucionalizimin e vullnetarizmit në 4 qytete ndër të cilët është pjesë qyteti i Shkodrës.Kjo pikë informimi për vullnetarizmin është vendosur në Bibliotekën e Shkodrës “Marin Barleti”, infrastrukturë e menaxhuar nga Bashkia Shkodër, e cila do të jetë në funksion të strategjisë së funksionimit të rrjetit vullnetar, të përcaktuar nga Bashkia Shkodër për të garantuar informacion, vijueshmëri dhe angazhim rinor të qëndrueshëm drejt vullnetarizmit.