sqen

“Maratona vullnetare 48-oreshe” në Kukës

Në zbatim të projektit “YOUth ACTING”, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, i cili ka për qëllim të rrisë dhe fuqizojë rolin e të rinjve në vullnetarizëm si dhe të forcojë bashkëpunimin institucional për njohjen dhe mbështetjen e vullnetarizmit, në datat 20 dhe 21 Tetor u zhvillua një aktivitet maratonë vullnetare 48-orëshe në qytetin e Kukësit. Ky aktivitet u mbështet nga një përfshirje masive e të rinjve në aktivitete vullnetare për grupet në nevojë dhe konkretisht:


– Aktivitete argëtuese për fëmijët e pavionit pediatrik;
– Aktivitete argëtuese e bashkëbiseduese me të moshuarit e Qendrës Ditore ku u dhuruan edhe libra me qëllim aktivizimin e tyre në kohën e lirë;
– Aktivitete sportive në shkollën e mesme “Havzi Nela” me qëllim përfshirjen e sa më shumë grupeve vulnerabël duke nxitur tek të rinjtë sportin si një mjet i rëndësishëm
në aktivizimin masiv rinor.
– Ndërgjegjësim rinor për aktivizim në vullnetarizëm përmes panairit ndërgjegjësues ku vetë të rinjtë nëpërmjet ideve të tyre kreative dhanë mesazhe për rëndësinë e përfshirjes në vullnetarizëm.


Ky aktivitet u mbështet shumë nga drejtues e mësues të shkollës të cilët jo vetëm përgëzuan organizatorët dhe pjesëmarrësit në aktivitet, por vunë edhe theksin në ndërgjegjësimin e të rinjve drejt vullnetarizmit dhe si dhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete në ndihmë të grupeve në nevojë. Me mbështetjen e Rrjetit të Vullnetarëve, kjo nismë do të inkurajohet të zbatohet nga Bashkia Kukës edhe në vitet e ardhshme duke u kthyer në një traditë.