Donatori: Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e UNDP-së.
Kohëzgjatja e Projektit: Maj 2019 – Nentor 2019
Rreth projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është forcimi i bashkëpunimit midis të rinjve dhe pushtetit lokal përmes fuqizimit të Këshillit Rinor të nxënësve të ekselencës. Grupet e synuara janë të rinj ekselentë nga 6 gjimnaze të Bashkisë Korcë si dhe staf i pushtetit lokal. Projekti planifikon:
- ngritje kapacitetesh, trajnime mbi Aftësitë Sociale, Trajnime mbi Aftësitë Sipërmarrëse, Nocione të programit STEAM për nxënësit e ekselencës;
- sesione informuese mbi përfitimet e kartës rinore, programet e mobilitetit, programet e vullnetarizmit etj.
- aktivitete dypalëshe (këshill rinor-autoritet lokal) në dobi të komunitetit rinor.