sqen

Krijohet “Volunteer Info Point” i parë në qytetin e Vlorës

Në kuadër të projektit “YOUth Acting”, është krijuar “Volunteer Info Point” i parë në qytetin e Vlorës, i cili do të jetë vendi ku të rinjtë do të kenë mundësi të organizojnë takime dhe aktivitete të cilat lidhen me vullnetararizmin. Ambienti u pajis me karrige, tavolina, laptop, baner dhe do të vihen në dispozicion të komunitetit rinor vullnetar për vijimin e misionit të tyre.

Projekti “YOUth Acting”, financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra E Grave Kukës.