sqen

Konferencë “Fuqizimi i shëndetit mendor dhe mirëqenies së të rinjve ” | Podgoricë

Në datën 31 Maj 2023, në Podgoricë u organizua Konferenca “Fuqizimi i shëndetit mendor dhe mirëqenies së të rinjve në mjedisin dixhital të punës dhe të të mësuarit” në kuadër të projektit BeWell@Digital.
Përfaqësues nga Ballkani Perëndimor prezantuan studimet e tyre shkencore rreth mirëqënies së të rinjve, se si përdorimi dhe impakti i rrjeteve sociale tek ta po sjell ndikim madhor në cilësinë e shëndetit të tyre mendor. Vëmëndje iu kushtua gjithashtu edhe formave se si mund të ndërhyet nga specialistët e shëndetit mendor apo politikat sociale në përmirësimin dhe gjetjen e zgjidhjeve se si të rinjtë të përdorin në menyrë produktive të punuarit nëpërmjet dixhitalizimit.
Znj. Ardiola Bodinaku, Psikologe dhe përfaqësuese e Qendrës Youth Act në këtë konferencë, prezantoi për pjesëmarrësit ndikimin e shëndetit mendor tek të rinjtë në Shqipëri.
Projekti BeWell@DIGITAL mbështetet nga Erasmus+ dhe zbatohet nga një konsortium i drejtuar nga International Youth Health Organization dhe partnerët: Qendra Youth Act PRONI, CAZAS, Epistimoniki Etaireia Vioiatrik is Pliroforikis kai Plirofikis Ygeias – GBHI dhe Institute of Modern Technology of Montenegro.
Synimi i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe të rrisë kujdesin ndaj shëndetit mendor në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duke ofruar mundësi për ngritjen e kapaciteteve për të rinjtë.