sqen

Kolegjet dhe Universitetet Amerikane që ofrojnë bursa për studentët ndërkombëtarë.

Top-Scholarships-in-USA-for-International-Students-1

1.Universiteti Amerikan

Ky universitet ofron një numër të caktuar Bursash Merite për studentët ndërkombëtarë që kanë treguar rezultate të larta në testimet përkatëse.Bursat e Meritës  variojnë nga  $6,000 në $25,000 për një vit akademik.Më shumë detaje rreth afateve dhe aplikimit klikoni këtu: American University Scholarships

 

2.Kolegji Amherst.

Kolegji Amherst aktualisht ofron një program të ndihmës financiare që ofron asistencë për studentët ndërkombëtarë.Pasi ju jeni pranuar nga kolegji, ndihma juaj financiare është tashmë e vendosur.Kjo ndihmë financiare përkon me nevojat që ju keni deklaruar gjatë aplikimi tuaj dhe ndonjëherë quhet “paketa e ndihmës” sepse mund të përfshijë dy lloje të ndihmës; nëpërmjet (punësimit) dhe ndihmat dhuratë ( bursa dhe grante). Për më shumë informacion klikoni këtu: Amherst College Scholarships

3.Kolegji Berea

Kolegji Berea, është e vetmja shkollë në Shtetet e Bashkuara që ofron 100% financim për studentët ndërkombëtarë të regjistruar për vitin e parë të akademik. Ky kombinim i ndihmës financiare dhe bursave kompenson shpenzimet e shkollimit, dhomës, bordit dhe tarifat e tjera. Në vitet e mëvonshme, studentët e huaj mund të kursejnë deri në $  1000 në vit për të kontribuar për shpenzimet e tyre. Kolegji jep punë verore për studentët ndërkombëtarë në mënyrë që ata të përmbushur këtë detyrim.Klikoni për më shumë informacion: Berea College Scholarships

4.Universiteti Clark

Ky universitet ofron programin global të bursave, i cili është i hapur për studentët që aplikojnë për herë të parë, pra jo për studentë që duan të bejnë transferim të studimeve. Universiteti Clark mundëson një bursë prej jo më pak se $ 5,000 në vit ($ 20,000 për katër vjet,   për rinovimi varet nga përmbushja e standardeve akademike të studentit) dhe një  pagë të garantuar e tatueshme për një stazh deri në           2,500 $ . Informohuni më shumë në Clark University Scholarships

5.Universiteti Illinois Wesleyan

Bursat e Meritës ofrohen për studentët ndërkombëtarë të cilët aplikojnë duke dorëzuar dhe rezultatet e tyre në provimet si :TOEFL &SAT (ACT). Këto bursa përfshijnë nga $ 10,000 deri $ 25,000 në vit dhe janë të rinovueshme për deri në katër vjet.Përveç kësaj, universiteti ofron dhe Bursën Presidenciale për Studentën Ndërkombëtarë,bursë e cila mund të jepet çdo vit për studentët e kualifikuar ndërkombëtarë për deri në katër vjet studimi. Informohuni më shumë në: Illinois Wesleyan University Scholarships