sqen

Ke ide inovative? Apliko për praktikë mësimore!

Jepi mundësi të ardhmes tënde!

Je përdorues i rregullt i portalit unik e-Albania? Je ende duke kryer studimet apo sapo i ke përfunduar ato? Ke menduar shpesh se diçka nuk shkon siç duhet në portalin e-Albania, por nuk të është dhënë mundësia të shprehësh sugjerimin tënd?

Atëherë na kontakto menjëherë tani në: [email protected] 

Mirëpresim sugjerimin tënd dhe të ftojmë të jesh pjesë aktiviteteve të Javës së Inovacionit me moto kryesore: ‘Teknologjia është punësim” që do të zhvillohet në datat 13 deri 21 maj.

Konkursi do të ketë si objektiv përthithjen e ideve të reja dhe zgjidhjeve teknike për përmirësimin në kompleks të portalit unik qeveritar e-Albania, në përmbajtje, në formën e kërkimit, në mënyrën e ofrimit të shërbimeve, në zgjidhje të reja të konceptimit të shërbimeve, si dhe në reklamimin efikas të tyre për publikun.

Sjellja e ideve inovatore, risitë në këtë drejtim përmes këtij konkursi do të vlerësohen prej profesionistëve, duke evidentuar variantet që premtojnë suksesin e për rrjedhojë përdorimin efikas të portalit prej qytetarit dhe biznesit.

Të rinjtë me idetë më të vlefshme fitojnë të drejtën për të kryer praktikën mësimore pranë ambienteve të një institucioni me rëndësi të madhe, siç është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që me këtë rast do të evidentojë talentet e reja të fushës për t’i bërë ndoshta në të ardhmen pjesë të saj.