Intership në lidhje me biznesin Gjerman i ofron të rinjve të diplomuar dhe studenteve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia mundësinë për praktikë nga tre deri në 6 muaj pranë disa kompanive kryesore Gjermane. Praktikantët fitojnë një përvojë të mirë në kulturën e korporatës Gjermane dhe njihen me menaxhimin modern dhe organizimin e punës.
Pas qëndrimit të tyre në Gjermani, praktikantët kthehen në shtetin e tyre përkatës dhe janë të aftë për të kontribuar me njohuritë dhe aftësitë e fituara atje.Eksperienca dhe kontaktet e lidhura do të forcojnë zhvillimin ekonomik të vendit të tyre, për të promovuar marrëdhëniet dy palëshe me Gjermaninë, si dhe marrëdhëniet ekonomike brenda rajonit.