sqen

I vetmi universitet në Shqipëri i vlerësuar shkëlqyeshëm

Bpink

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” ka përgjegjësinë përpara shoqërisë shqiptare që të ofrojë një cilësi të lartë të mësimit, të kërkimit dhe të shërbimeve; të demonstrojë se po bën përpjekjet e mundshme më të mira për të përdorur me efektshmëri burimet dhe të garantojë se standardet shtetërore të cilësisë janë përmbushur.

 

Sigurimi i cilësisë shtrohet me theks të veçantë edhe për një sërë arsyesh të tjera, si: zhvillimi i SHLUJ UMB, kërkesat e reja të shoqërisë shqiptare, konkurrenca, evropianizimi, internacionalizimi i arsimit të lartë dhe objektivat e Procesit të Bolonjës.

Për të garantuar cilësinë, efektshmërinë e kërkuar dhe përmbushjen e standardeve, SHLUJ UMB ka miratuar dokumentin e politikës së vlerësimit dhe ka ngritur organizmat e sigurimit të brendshëm të cilësisë. Dokumenti i politikës së vlerësimit përmban kriteret e sigurimit të cilësisë, funksionet e organizmave të sigurimit të cilësisë dhe procedurat e vlerësimit të brendshëm.

  

Programet e studimeve synojnë zhvillimin dhe promovimin e shprehive. Programet e studimeve përshkruhen në terma të ngarkesës, nivelit, rezultateve të nxënies, kompetencave dhe profilit. Programet e studimeve hartohen bazuar në disa kritere themelore si konsultimet me grupet e interesit, përcaktimi i profilit të diplomës, përcaktimi i objektivave të programit dhe rezultateve të nxënies (aftësitë që duhen arritur), identifikimi i kompetencave që duhen fituar, zgjedhja e mënyrës së mësimdhënies dhe nxënies, metodat e vlerësimit, etj.

  
Shluj “Universiteti Marin Barleti” ofron programe të studimeve Bachelor, Masteri i Shkencave dhe Master Profesional për sistem me kohë të plotë dhe sistem me kohë të pjesshme, të cilat organizohen në module, dhe vlerësohen në kredite, sipas ECTS – së.

Këto programe synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme, si dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e specialitetesh. Programet e studimeve Bachelor realizohen me 180 kredite dhe zgjatja normale e tyre është 3 vjet. Në përfundim të tyre lëshohet diplomë bachelor në fushën e arsimimit të kryer, e cila i siguron studentit zotërimin e metodologjisë së duhur dhe përmbajtjen e përgjithshme dhe specifike profesionale të dijes.

 

Na Kontaktoni:

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Web: http://www.umb.edu.al