sqen

Fushatë ndërgjegjësuese mbi Vullnetarizmin

Në datën 31 Tetor 2022. në qytetin e Korçës u realizua një Fushatë Ndërgjegjësuese mbi Vullnetarizmin me të rinjtë e qytetit. Ky aktivitet pason atë të Maratonës Vullnetare 48 orëshe të realizuar me të rinj të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”. Disa nga pikat kryesore që u diskutuan në këtë takim ishin:
– Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete vullnetare;
– Dëshmi të vetë të rinjve pjesëmarrës në Maratonën Vullnetare 48-orëshe.
– Identifikimin e disa fushave ku të rinjtë mund të angazhohen lehtësisht në vullnetarizën.

Gjithashtu, ekpertja e ftuar në këtë fushatë ndau me të rinjtë disa fakte interesante rreth vullnetarizmin si dhe shpjegoi qartësisht rezultatet dhe përfitimet që fitojnë të rinjtë nga vullnetarizmi. Në përfundim të takimit, të gjithë të pranishmit u pajisën me certifikatë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “YOUth Acting” zbatuar nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkodër dhe Qendra e shërbimeve sociale Kukës, i financuar nga Leviz
Albania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).