Në datën 3 nëntor 2022 në qytetin e Vlorës u realizua Fushata e Tretë Ndërgjegjësuese mbi angazhimin në aktivitete vullnetare. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm anëtarë të rrjetit të vullnetarëve të këtij qyteti, të rinj gjimnazistë si dhe student të universitetit. Me pjesëmarrësit u diskutuan disa nga praktikat e vullnetarizmit të cilat ndiqen edhe nga organizata me eksperiencë si dhe dimensionet në të cilat një person duhet ta shohë vullnetarizmin dhe përfitimet nga ky angazhim:
– Së pari, koncepti i vullnetarizmit ka të bëjë me faktorin human dhe social;
– Së dyti vullnetarizmi është i lidhur ngushtësisht me përvojën dhe eksperiencën që një person merr falë një angazhimi të caktuar;
– Së treti vullnetarizmi lidhet dhe me një dimension më “modern”, siç është ai i mobilitetit
rinor (lëvizshmërisë);
Ekspertja e ftuar në këtë fushatë si dhe studentët vullnetarë të angazhuar pranë Qendrës Youth Act ndanë me të rinjtë disa nga eksperiencat e tyre përfituar nga mobiliteti rinor që ofrohet ne European Solidarity Corps për të cilën Qendra Youth Act është e Akredituar si organizatë pritëse dhe dërguese e të rinjve vullnetarë në vende të ndryshme të Evropës.
Në përfundim të takimit, të gjithë të pranishmit u pajisën me certifikatë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “YOUth Acting” zbatuar nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendrën Aarhus Shkodër dhe Qendrën e Shërbimeve Sociale Kukës, i financuar nga Leviz Albania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).