
Thirrje e hapur
Shërbim ekspertize në aktivitetet Hackathon në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse”
Hyrje
Qendra Youth Act, në mbështetje nga Agjencia Kombëtare e Rinisë është angazhuar në zbatimin e projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse”, i cili fillon më datë 14 Dhjetor 2022 dhe mbaron më 13 Tetor 2023. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i kulturës së sipërmarrjes tek të
rinjtë përmes nxitjes së ideve inovatore teknologjike, konkurrencës së barabartë dhe mbështetjes së modeleve të suksesshme në biznes.
Objekti:
Angazhimi i 2 ekspertëve në total në 5 ditë pune, në realizimin e aktiviteteve Hackathon në 5 qytete të Shqipërisë.
Qëllimi i pozicionit:
Ekspertët e angazhuar nën rolin e mentoruesit ekspertët do të mbikëqyrin dhe zhvillojnë më tej idetë inovative bazuar në modelin STEAM.
Kohëzgjatja e kontratës:
Ekspertët do të angazhohen gjithsej në 5 ditë pune secili gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2023.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të mentorojnë idetë inovative të krijuara nga vetë të rinjtë pjesëmarrës;
- Të japin sugjerime e orientime për zhvillim më tej të idesë së biznesit.
- Të përpunojnë raportin përfundimtar të aktivitetit si dhe të identifikoj ë idetë më të mira.
Kualifikimi dhe eksperienca: - Të kenë eksperiencë në aktivitete bootcamp, startup etj.;
- Të ketë aftësi organizative dhe komunikuese.
- Të ketë arsim të lartë në fushën e marketingut ose të IT.
Dokumentat e nevojshëm për aplikim: - CV e aplikantit;
- Diplomë dhe kualifikime;
Afatet dhe dorëzimi i aplikimit - Aplikimi duhet dorëzuar brenda datës 14 Shkurt 2023.
- Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën [email protected], ose me postë apo dorazi
në adresën Rruga “Frang Bardhi” Selitë-Tiranë.
Qendra Youthact