Në datë 17 Maj 2022 në Tiranë është organizuar ceremonia me fituesit e Thirrjes së Parë Publike më Programin ReLOaD2 në 6 bashkitë partnere. Qendra Youth Act në kuadër të kësaj thirrje do të nis zbatimin e projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës” në qarkun e Kukësit. Ky event, përveç prezantimit të projekteve fituese në secilën bashki, thelloi edhe njëherë njohuritë e stafit mbi rregullat e zbatimit të projektit si dhe udhëzimet përkatëse mbi komunikimin dhe vizibilitetin.