sqen

Bursa për Studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali

 

Hapet thirrja për bursa për Studentët dhe Staf Akademik për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali për semestrin e I-rë të vitit akademik 2017-2018

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie të Universitetit të Tiranës në Universitetin Camerino, Itali për semestrin e I-rë të vitit akademik 2017-2018.

Afati për aplikim: 20 Shkurt 2017

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;
– Mësimdhënie për stafin akademik;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;
– Master;

Kohëzagjatja e bursave:

– Bachelor (6 muaj);
– Master (6 muaj);
– 14 ditë duke përfshirë dhe 2 ditët e udhëtimit vetëm për stafin akademik;

Fushat e studimit:

– Biologji;
– Biokimi;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Camerino, klikoni në adresën:

http://d7.unicam.it/international/courses

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor 850 Euro në muaj për studentët;
– Kompensimin ditor 140 Euro për stafin akademik për mësimdhënie;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze/italiane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në vartësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në vartësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj B1 (Anglisht/Italisht në vartësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Camerino lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/italiane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në vartësi të programit të studimit);
-Listë notash e nivelit Master (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në vartësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në vartësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj B1 (Anglisht/Italisht në vartësi të programit të studimit );
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Camerino lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti ** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf
KUJDES! Duhet të sillni në rektorat planin e mobilitetit për t’u firmosur nga Koordinatori Institucional i Erasmus + për UT-në, Z. Elton Skendaj.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected] me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin Camerino, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!