sqen

Apliko për të qënë pjesë e Klubit të Kolegjeve Konkuruese të EducationUSA

Nëse keni filluar klasën e 10 ose të 11-të këtë vit dhe jeni i/e interesuar për të studiuar në ShBA, aplikoni për të qënë pjesë e Klubit të Kolegjeve Konkuruese të EducationUSA. Ky program këshillimi asiston nxënësit më të mirë që të jenë aplikues të suksesshëm në kolegjet dhe universitetet amerikane. Përgjatë një viti, pjesëmarrësit do të përfshihen në leksione, aktivitete komunitare, përgatitje për testet dhe do të mentorohen nga nje praktikante virtuale mbi shkrimin e esesë. Aplikoni brenda datës 30 tetor 2022 te linku https://bit.ly/3SpJrwv. Nëse keni pyetje rreth programit, dërgoni një email te [email protected]