Në një shoqëri të shëndoshë ka nevojë që të rinjtë të aktivizohen vazhdimisht dhe patjetër që kjo ndikon në mënyrë positive në shëndetin e tyre mendor. Shëndeti mendor në vetëvete është një përbërje e mirëqenies mendore, fizike, sociale dhe mirë-funksionuese për të gjithë shoqërinë. Nëse kemi një shëndet mendor të mirë kemi një lloj mirëqenie për të kontribouar jo vetëm në shoqëri por për të qenë frytdhënës dhe për veten tonë. Përballja e parë e të rinjve me psikologun është në shkollë, ku psikologu në takime të shpeshta me të rinjtë kërkon të dijë problematikat e tyre. Kjo gjë ndonjëherë bëhet e vështirë për të rinjtë që të diskutojnë problemet e tyre me dikë tjetër, prandaj kërkohet mbështetje nga psikologu që të tregohet i afërt me të rinjtë. Të mos ndjerit i mjaftueshëm është një nga problemet që i con të rinjtë sot drejtë problemeve me shëndetin mendor. Kjo vjen si pasojë e presionit të shoqërisë për të qenë dikush ose për të pasur gjithҫka nën kontroll. Mbi mendimi i gjërave që ke në fokus, të arriturin e perfeksionit ose frika se mos zhgënjen personat e afërt i ve adoleshentët në presion.
Termi i shëndetit mendor është kaq i gjerë sa që nuk gjenden dhe informacionet e duhura. Shpesh herë shëndeti mendor quhet si problem madhor, por ҫrregullimi i ankthit është i menaxhueshëm nëse e bën në mënyrë profesionale. Në vitet e fundit ka ndikuar dhe dixhitalizimi i cili ka dy anë, pozitive dhe negative. Shpesh mund të ndikoj jo mirë tek të rinjtë për shkak të informacionit të tepërt që mund të gjejë gjithëkush në internet ose rrjete sociale duke mos e verifikuar më pare burimin e informacionit. Por nga ana tjetër mund të ndikojë pozitivisht pasi mund të identifikosh grupe ose komunitete të cilat ndajnë të njëjtat problematika dhe të ndihmojnë për të kaluar më lehtë situatën në të cilën ndodhesh.
Shëndeti mendor mund ti prek të gjithë, përfshirë këtu dhe njerëzit e fortë, ata të cilët mund të përballojnë presione dhe trysni të ndryshme. Pandemia ka ndikuar negativisht tek të rinjtë në lidhje me shëndetin mendor, sepse për disa kohë mungoi ndërveprimi dhe jeta sociale. Problematika e shëndetit mendor ka ekzistuar edhe përpara pandemisë, por pandemia e vuri në dukje. Ishte si një ajzberg që u shkri uji dhe papritur u pa se ҫfarë kishte poshtë- e cilësoi një psikologe.
Të qenurit vetëm është një nga ndjesitë që të gjithë ne e kemi, dhe ndonjëherë nuk është shumë e vështirë për ta kaluar këtë hap, prandaj duhet kërkuar ndihmë dhe ndihma nuk është shumë larg. Atë mund ta gjesh tek një profesionist, mik, mësues, prind, por hapi i parë dhe më i rendësishëm është të kërkohet ndihmë.
Ky blog është realizuar në kuadër të projektit BeWell@Digital i mbështetur nga Bashkimi Europian përmes programit Erasmus Plus, dhe zbatohet nga një konsortium i drejtuar nga International Youth Health Organization dhe partnerët: Qendra Youth Act, PRONI, CAZAS, Epistimoniki Etaireia Vioiatrik is Pliroforikis kai Plirofikis Ygeias – GBHI dhe Institute of Modern Technology of Montenegro.