sqen

Zhvillohet trajnimi me temë “Aftësi Sociale”

logo

Qendra Youth Act është angazhuar në zbatimin e projektit “YOUth FOR CHANGE” në Bashkinë e Kurbinit, një projekt i cili synon ndërgjegjësimin dhe rritjen e shkallës së përfaqësimit të të rinjve në qeverisjen vendore me synim angazhimin në procese vendimmarrëse dhe aktivitete vullnetare.

Gjatë kësaj periudhe është organizuar trajnimi me temë “Aftësi Sociale” ku janë përfshirë nxënës së gjimnazit At Shtjefën Gjeçovi (Laç), Arif Halil Sulaj (Mamurras), At Shtjefën Kurti (Gore) dhe gjimnazit të Milotit. Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i nxënësve mbi rëndësinë e komunikimit dhe të aftësive të tjera sociale si dhe nxitja e praktikimit dhe e përmirësimit të këtyre aftësive. Rëndësia e aktivizimit komunitar dhe marrja e përgjegjësive qytetare u vlerësuan si një element i rëndësishëm në vendosjen e marrëdhënieve positive, zhvillimin e personalitetit të individit dhe krijimit të një shoqërie aktive e të shëndetshme.