sqen

Youth Act shpallet fitues i vendit të parë në konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2015”

Youth Act u shpall sot fituese e vendit të parë në konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2015”. Projekt-biznesi me të cilin Youth Act u përfaqësua në këtë konkurs ishte “Prodhimi dhe shitja e veprave të artit dhe produkteve funksionale duke ricikluar plastikë të konsumuar”. Mbështës kryesor në këtë project-biznes është Universiteti Marin Barleti. Me anë të projekt-idesë së krijimit të një biznesi për riciklimin e plastikës së përdorur për prodhimin e produkteve të artit dhe produkteve funksionale, Youth Act synon angazhimin e të rinjve vunerabël dhe nxënësve e studentëve të shkollave të artit e të arkitekturës. Ky projekt-biznes ka një impakt të rëndësishëm social në pastrimin e ambjentit nga produkte me efekte negative dhe sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e shëndetit. Ky projekt-biznes do të përmirësojë të ardhurat e të rinjve vunerabël duke u punësuar për një periudhë 3-mujore për të realizuar qëllimet e këtij biznesi. Gjithashtu, do të promovojë talentin dhe vullnetarizmin e nxënësve të Liceut Artistik të Tiranës, studentëve të Arkitekturës pranë Universitetit “Marin Barleti” dhe studentëve të Universitetit të Arteve, dega e Skulpturës. Të gjithë të rinjtë e angazhuar në këtë projekt-biznes do të pajisen me Çertifikatë, e cila do të jetë një vlerë e shtuar për CV-në e tyre. Anëtarët e jurisë, shpallën idenë e gjelbërt të qendrës Youth Act si më të mirën me 82 pikë, duke e idhënë mundësinë qendrës sonë të bëhet pjesëmarrëse në konkursin Rajonalqë do të mbahet në Prishtinë. Falenderojmë Partners Albania dhe anëtarët e jurisë për vlerësimin dhe nxitjen që i dhanë qendrës Youth Act për këtë mision kaq të rëndësishëm me fokus rininë dhe mbrojtjen e ambjentit