Youth Act në takimin e parë rajonal në Beograd për Kartën Rinore Evropiane

2
1

Në datat 15 dhe 16 maj, qendra “Youth Act”, (e cila ka fituar të drejtën e aplikimit të Kartave Rinore për Shqipërinë), mori pjesë me 3 përfaqësuese, në takimin rajonal të Grupit 5 të EYCA-s (European Youth Card Association). Në ditën e parë të takimeve, u zhvilluan disa workshope mes Grupit 5 dhe disa nga partnerët kycë të EYCA-s në Beograd, sic ishin Banka Societe Generale, Ministria e Rinisë dhe Sporteve dhe Zhvilluesit e kartës ISEC. Takimet ishin shumë të rëndësishme për të ndihmuar vendet e grupit 5 ku bën pjesë edhe Shqipëria, si të zhvillojnë Kartën Rinore sipas shembullit të vendeve tashmë të suksesshme në aplikimin e saj. Pas përfundimit të workshopeve, të gjithë përfaqësuesit e vendeve të pranishme, që zhvillojnë Kartën Rinore, vizituan Fakultetin e Drejtësisë dhe mensat e studentëve ku edhe panë konkretisht se në cfarë dimensioni përdorej karta Rinore dhe karta e studentit. Në ditën e dytë të punimeve, Shqipëria, Greqia, Malta, Bosnje-Hercegovina, Kroacia vijuan takimet me një nga përfaqësueset e Bordit, Gazela Pudar Draško si edhe me drejtorin e përgjithshëm të EYCA-s, Manel Sanchez.

Takimi ishte shumë i rëndësishëm, në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve sa i takon zhvillimit të kartave dhe strategjive të përdorura nga secili vend për të qenë sa më të suksesshmën në rritjen e numrit të kartëmbajtësve dhe plotësimit të standarteve të organizatës mëmë, EYCA.

Secili nga vendet bëri një prezantim lidhur me zhvillimin e deritanishëm të kartës rinore në shtetin përkatës. Youth Act, e cila është në hapat e para të kësaj iniciative kaq të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, u bëri të ditur të pranishmëve se vetëm brenda një muaji janë arritur marrëveshje bashkëpunimi me 60 biznese dhe institucione të cilat do të ofrojnë zbritje cmimesh për të gjithë të rinjtë kartëmbajtës. Të pranishmit përgëzuan Shqipërinë, pra Youth Act për hapat e sigurt që po hedh në drejtim të zhvillimit të Kartës Rinore si edhe për marrjen e çmimit të parë në konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2015”.

Takimi I ditës vijoi me sugjerime të EYCA-s për hapat që duhen ndjekur për zhvillimin e kartës dhe ofroi gjithashtu të gjithë ndihmën e nevojshme sipas nevojave të secilit shtet për këtë proces