Youth Act në Panairin ‘Java e Rinisë’

4
1
2
3

Qendra Youth Act po merr pjesë keto dite në Panairin ‘Java e Rinisë’ që po zhvillohet këto ditë në Qytetin ‘Studenti’. Panairi i Organizatave Rinore do të qëndrojë i hapur përgjatë gjithë javës në Sheshin ‘Demokracia’. Cdo ditë zhvillohet një seri takimesh informuese mbi mundësi punësimi, aftësimi, socializimi, konkurimi, aplikimi e gjithcka tjetër në shërbim të rinisë!

Youth Act i ofron rinisë këto ditë të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me aktivizimin e rinisë në aktivitete të ndryshme që do të organizojë qendra; informacione dhe këshillime lidhur me studimet nw Universitetin Marin Barleti dhe studimet jashtë vendit Amerikë dhe Evropë, në kuadër të qendrave me të cilat bashkëpunon YouthAct: Education USA dhe International Student Center.

Njëkohësisht, të gjithë të rinjtë mund të marrin gjithë informacionin e duhur lidhur me Kartat Rinore Evropiane të cilat do të jenë në duart e të rinjve që nga muaji korrik I këtij viti. Cilat janë benefitet e Kartës dhe cfarë rëndësie do të luajë ajo në jetën e të rinjve dhe përfshirjen e tyre.

Panairin e vizitoi dje Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë, z.Erion Veliaj I shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie si edhe zëvendësministri I Arimit dhe Sportit, z.Arbian Mazniku.

Panairi do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme kulturore.