sqen

Vizitë në gjimnazin “28 Nentori”, Shkodër

12347839_1664943790461386_3493611391511852255_n-450×600
12301590_1664943793794719_6755989935412689368_n-450×600
12313705_1664943893794709_8046855055299724922_n-600×397
12321147_1664943787128053_2831199343162043478_n-450×600
12342705_1664943903794708_1854424110992733132_n-600×529

Qëndra “Youth Act Albania” në kuadër të projektit “Shkolla Qëndër Komunitare” dhe Ditës së Rinisë, dhuroi 400 “Karta Rinore Evropiane” për nxënësit e Shkollës së Mesme “28 Nëntori” në Shkodër. Stafi i qëndrës “Youth Act” kishte kënaqësinë të shpërndante kartat tek 400 nxënësit me të mirë por edhe tek ata me mundësi të pakta financiare, duke i krijuar mundësinë atyre të përfitojnë zbritje çmimesh, avantazhe dhe oferta në Shqipëri dhe në 36 vende evropiane.

Gjithashtu, qendra Youth Act prezantoi tek nxënësit edhe zbritjet e çmimeve dhe ofertat që ata do të përfitojnë në mbi 40 biznese edhe në qytetin e Shkodrës, nga bizneset që aktualisht kanë mbështetur projektin për fuqizimin e rinisë “Karta Rinore Evropiane”. Nxënësit u informuan per avantazhet e tjera që ofron karta, si edhe për mundësitë e aktivizimit dhe pjesëmarrjes së tyre në projekte dhe konkurse rinore brënda dhe jashtë vendit.

Projektin “Karta Rinore Evropiane” e kanë përkrahur një pjesë e mirë e bizneseve të Shkodrës duke ofruar zbritje çmimesh për nxënësit dhe rininë shkodrane. Vullnetarët e organizates “Youth Act” në këtë qytet zhvillojnë takime të shpeshta me biznese te kategorive te ndryshme, dhe tanimë lista e bizneseve është duke u zgjeruar edhe më shumë.

Me këtë projekt synojmë të ofrojmë më shumë mundësi kursimi, mbështetje dhe lehtësira për të rinjtë në Shqipëri.