Trajnim Online | Covid-19, Efektet Psikologjike tek të rinjtë

Trajnim online - youth ACt

Në një kohë të tillë pandemie ku në të gjithë ambjentet ende diskutohet mbi koronavirus nuk mund të mungonte dhe një takim me të rinjtë pikërisht për këtë temë.

Për këtë arsye, dje në datë 09.06.2020, Qendra Youth Act zhvilloi për anëtarët e Kartës Rinore Evropiane trajnimin online me temë: “Covid -19, Efektet psikologjike tek të Rinjtë”.

E ftuar për këtë takim ishte Znj. Kris Muhaj- Koordinatore e Departamentit të Sjelljes dhe Shëndetit në Universiteti Barleti/ Psikologe Klinike e cila diskutoj mbi disa pika:

  • Rëndësinë e shëndetit mendor
  • Ndikimin që karantina ka tek të rinjtë
  • Këshilla për përballimin e situatës sa më lehtë.

Të rinjtë patën mundësinë të ndajnë gjithashtu me psikologen përjetimet e tyre në lidhje me situatën e krijuar nga Covid – 19.  Në përfundim të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me Certifikatë pjesëmarrje.  Në javët në vijim, anëtarët e kartës rinore do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime online me ekspertë të fushave të tjera.