Trajnim nga Qendra Youth Act në Shkollën e Mesme “Arben Broci”

3

 

Organizata Youth Act në bashkëpunim me Legambiente Vlorë/Albania, zhvilloi sot në kuadër të projektit “Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyres” sesionin e trajnimeve mbi edukimin mjedisor me nxenesit e shkollës së mesme “Arben Broci” Tiranë.
Tematika e trajnimeve ishte e fokusuar mbi klasifikimin e mbetjeve, pasojat e mbetjeve, riciklimi dhe mbi legjislacionin përkatës kombëtar dhe atë Evropian.

Në këtë trajnim morën pjesë 30 nxënësit e përzgjedhur nga plotësimi i pyetësorëve.

Aktiviteti i projektit “Të rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” zbatohet në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian në Shqipëri #ACHIEVE, i cili realizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri mbështetur nga @EuropianUnioninAlbania

1.               2    18451893_626131880918444_305056704_o