sqen

Trajnim në Shkollën e Mesme Petro Nini Luarasi “Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyres”

17457379_615685408636014_5604155874923084906_n

Organizata Youth Act në bashkëpunim me Legambiente Vlorë/Albania, zhvilloi sot në kuadër të projektit “Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyres” sesionin e trajnimeve mbi edukimin mjedisor me nxenesit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” Tiranë.

Tematika e trajnimeve ishte e fokusuar mbi klasifikimin e mbetjeve, pasojat e mbetjeve, riciklimi dhe mbi legjislacionin përkatës kombëtar dhe atë Evropian.
Në këtë trajnim morën pjesë 30 nxënësit e përzgjedhur nga plotësimi i pyetësorëve.

Aktiviteti i projektit “Të rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” zbatohet në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian në Shqipëri #ACHIEVE, i cili realizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri mbështetur nga @EuropianUnioninAlbania

 

17457478_615685721969316_4492323527162883766_n  17554040_615685508636004_3983611444981133588_n

17554297_615685655302656_2841108212564221169_n 17554013_615685441969344_7963864651896876768_n