Trajnim në Hungari rreth Shërbimit Vullnetar Evropian.

Kurs Trajnimi Europian për mbështetësit e programit EVS.

Datat e aktivitetit: 11-15 Shtator 2017

Afati i fundit i aplikimit është data: 18 Qershor 2017

Ky aktivitet do të ofrojë informacion për pjesëmarrësit e saj në mundësitë e dhëna nga Programi Erasmus + Rinia në Veprim  Trajnimi është projektuar për ata që janë të përfshirë direkt në sistemin mbështetës rreth vullnetarizmit EVS (p.sh. mentorët e vullnetarëve dhe detyrat që ata kanë kryer) në pritjen,  dërgimin dhe koordinimin e projekteve të Shërbimit Vullnetar Evropian.

Objektivat specifike të projektit:

• Për të marrë një kuptim më të mirë të  konceptit të EVS si “shërbim të të mësuarit” dhe aspektet e lidhura të cilësisë në EVS
• Për të përmirësuar aftësinë për bashkëpunim dhe partneritet ndërkombëtar
• Për të reflektuar mbi rolet, përgjegjësitë dhe sfidat në kuadër të programit vullnetar
• Për të rritur ndërgjegjësimin e dimensionit të të mësuarit në EVS
• Për të mbështetur njohjen e mësimin jo formal në EVS nëpërmjet zbatimit kompetent të Youthpass
• Të informohen pjesëmarrësit mbi programin Erasmus +

Kostot

Ky projekt është financuar nga Programi Erasmus +

Të gjitha kostot, (akomodimi, udhëtimi etj) janë të gjitha të mbuluara nga programi.

Aplikimi

Për të aplikuar duhet të shkarkoni formularin e aplikimit 

Për më shumë informacion rreth aktivitetit shkarkoni Info Pack 

Kontakt për pyetje:

Zsófia Eszter Szőke

E-Mail:TCA_ifjusag@tpf.hu