sqen

Trajnim mbi Edukimin Mjedisor, në gjimnazin Andon.Z.Çajupi

1rec

Organizata Youth Act në bashkëpunim me Legambiente Vlorë/Albania, zhvilloi ditën e Enjte me datë 9 Mars: ne kuadër të projektit “Të Rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” sesionin e trajnimeve mbi edukimin mjedisor me nxenesit e shkollës së mesme “A.Z.Çajupi” Tiranë.

Trajnimet u fokusuan mbi klasifikimin e mbetjeve, pasojat e mbetjeve, riciklimin dhe mbi legjislacionin përkatës kombëtar dhe atë Evropian. Gjatë sesioneve shumë nxënës u aktivizuan duke ndarë shembuj dhe ide konkrete se si mund të promovojnë riciklimim në shkollën e tyre.

1

Në këtë trajnim morën pjesë 30 nxënësit e përzgjedhur nga plotësimi i pyetësorëve.

2

Aktiviteti i projektit “Të rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” u zbatua në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian në Shqipëri #ACHIEVE, i cili realizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri mbështetur nga @EuropianUnioninAlbania

3.

4

6

7