Trajnim i nxënësve për nocionin STEAM | Korçë

unnamed (6)

Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Lëvizim së bashku drejt aktivizmit rinor“, zhvilloi sot në ambientet e Qendrës Rinore Korçë, trajnimin mbi konceptin STEAM. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin nxënës ekselentë të shkollave të mesme të Bashkisë Korçë të cilat janë pjesë e këtij projekti. Gjatë këtij trajnimi nxënësit u informuan mbi progamin bashkëkohor STEAM, si dhe mënyrën si të praktikojnë modelet dhe idetë duke ndërthurur njohuritë  nga Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria, Arti dhe Matematika.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe mbështetet nga nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) si dhe Bashkia Korçë.
unnamed (7)
unnamed (4) unnamed (3) unnamed (2)