sqen

Thirrje për praktikë

_Internship  ALDA size pic

 

 

 

Përshkrim

“The Regional Youth Compact for Europe” është një iniciativë bashkëpunimi e nisur nga 14 organizata të shoqërisë civile nga vendet e Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqia me qëllim rritjen e  pjesëmarrjes efekive të shoqërisë civile dhe organizatave rinore në procesin e integrimit në BE, dhe negociatave të pranimit përmes ndërtimit të kapaciteteve, ngritjes së vetëdijes në nivel kombëtar dhe rajonal.

Ky projekt shumë – vjeçar bashkon aktorë të ndryshëm për rritjen e angazhimit të të rinjve në dialog politik, advokim dhe monitorim të progresit të arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i programit të praktikës

Programi i internshipit synon të sigurojë një kornizë për të rinjtë në rajon për të fituar përvojë në lidhje me funksionimin e Shoqërisë Civile dhe punën që ata bëjnë, por edhe për të ndihmuar në gjetjen dhe vendosjen e formave dhe përmbajtjen e komunikimit, duke çuar në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në nismat civile, hartimin e politikave dhe dialogun e strukturuar.

Pranueshmëria

Kriteret e aplikantit:

  • të jenë shtetas të një prej vendeve partnere si: (Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia)
  • të dijë rrjedhshëm gjuhën angleze
  • të ketë njohuri të Microsoft Office
  • të jetë duke ndjekur studimet e larta ose Master
  • të ketë njohuri rreth projekteve
  • të jenë deri në moshën 30 vjeç
  • të kenë mundësi të punojnë në mjedis ndërkombëtar ndërkulturor dhe të jenë të interesuar për bashëpunim rajonal
  • të kuptojë procesin e integrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi si dhe të tregojë interes në fushat e sundimit të së drejtës, të drejtat themelore, punësimin, politikat sociale, dhe monitorimi i politikave publike të cilat do të jenë një aset.
  • të kenë njohuri mbi politikat rinore dhe punën e rinisë

Numri i praktikantëve dhe vendi

Do të përzgjidhen 12 praktikantë të cilët do të caktohen në një prej organizatave të rajonit.

  • Shqipëri – Youth Act Center
  • Bosnje dhe Hercegovina – LDA Mostar, LDA Zavidovići, LDA Prijedor
  • Kosovë – LDA Kosovo
  • Mal i Zi – LDA Nikšić
  • Maqedoni e Veriut – ALDA Skopje
  • Serbi – Center for Democracy Foundation, CRTA, LDA Subotica, LDA CSS

Kohëzgjatja e praktikës

Programi i praktikës do të zgjasë një muaj dhe do të jetë midis muajve Dhjetor 2019 – Prill 2020.

Programi i mentorimit

Organizata pritëse do të përgatisë axhendën e programit një mujor e cila do të konsistojë në ndjekje takimesh, konferenca si dhe programe e aktivitete të cilat do të zhvillojë organizata pritëse. Fokusi i këtij programi është që të rinjtë të provojnë një eksperiencë të re dhe të shpenzojnë një muaj në një vend tjetër të rajonit ( programi i praktikës nuk pranon të rinj nga i njejti vend) në mënyrë që të kontribuojë në shkëmbimin rajonal dhe uljen e paragjykimeve si dhe shkëmbimin ndërkulturor midis grupeve te ndryshme të të rinjve në rajon.

Çfarë sigurojmë ne?

Midis organizatës pritëse dhe praktikantit do të firmoset një kontratë në mënyrë që të përcaktohen detyrat dhe të drejtat e të dy palëve në mënyrë juridike, duke marrë parasysh ligjet dhe procedurat e brendshme (si regjistimi i të huajve). Organizata pritëse do të mundësojë akomodimin, vaktet e ushqimit dhe transportin lokal nga vendi i akomodimit tek vendi ku do të zhvillohet programim i praktikës. Praktikantit do t’i caktohet një person nga organizata pritëse i cili do të jetë përgjegjës për programin e punës së praktikantit në organizatë, caktimin e një vendi në zyrë si dhe kërkesa të tjera.

Çfarë kërkohet nga praktikanti?

Praktikanti do të duhet të jetë përgjegjës për të prerë siguracionin e jetës përgjatë periudhës së praktikës. Ai gjithashtu duhet të shkruaj një raport final mbi praktikën e tij e cila do të shërbejë si raport vlerësimi për programin e tij.

Aplikimi

Aplikantët janë të ftuar të paraqesin:

  1. CV
  2. Letër motivimi

Të gjitha dokumentat duhet të dërgohen në adresën [email protected] deri në datë 10 Dhjetor 2019.

Kjo nismë implementohet nga Center for Democracy Foundation i ndjekur nga një eksperiencë fantastike e rrjetit Europian ALDA dhe 9 Agjensitë Lokale për Demokraci të cilat përbejnë Rrjetin Ballkanik për Demokraci Lokale, duke përfshirë gjithashtu YOUTH ACT në Shqipëri, CRTA nga Serbia dhe SODEM nga Turqia.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian dhe Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara.