sqen

Thirrje për Pjesëmarrje: 3 forume & vizita studimore

Albania (1)

Në kuadër të Konventës për Integrimin Europian, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen e Ambasadës Sllovake,hap thirrjen për pjesëmarrje në aktivitetet që do të zhvillohen me fokus kapitujt: 12 (Siguria Ushqimore) dhe 27 (Mjedisi) në procesin e negociatave BE-Shqipëri. EMA ka identifikuar nevojën për të informuar më tej dhe për të përfshirë komunitetin e prekur nga reformat dhe politikat e ndërmarra nga qeverisja në nivel kombëtar dhe lokal në kuadrin e aderimit në BE. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është të nxisë informimin dhe ndërgjegjësimin kryesisht të të rinjve dhe studentëve ndaj çështjeve të ndjeshme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë. Mirëpritet përfshirja e të rinjve, studentëve, hulumtuesve të rinj të organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve dhe të gjithë atyre të interesuarve për çështje që lidhen me Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mbrojtjen e Mjedisit.

Gjatë periudhës mars-prill do të realizohen 3 forume diskutuese dhe vizita studimore në ferma, zona të ndotura e fabrika riciklimi në tre qytete të Shqipërisë: Tiranë, Durrës dhe Lushnjë, për t’u njohur me gjendjen reale të çështjeve të ndjeshme të sigurisë ushqimore dhe ndotjes së mjedisit në kuadër të Integrimit Europian. Në këto aktivitete do të jenë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Mjedisit, struktura shtetërore, OJQ-të lokale dhe grupet e ekspertëve, biznese të fushës, shoqatat e biznesit lokal, universitete dhe media lokale.
Si mund të bëheni pjesë e kësaj i iniciative?

1-Dërgoni Shprehje Interesi (rreth 300-500 fjalë ) në e-mailin: [email protected]

2-Plotësoni Pyetësorin që e gjeni në këtë link: https://goo.gl/forms/wq9fJIQ7y34VlvFf1, që nuk zgjat më shumë se 8 minuta dhe ka si qëllim jo që të matë njohuritë, por synon të kuptojë se sa janë të informuar dhe të përfshirë të rinjtë në këto tematika nëpërmjet sistemit arsimor, fushatave informuese të institucioneve përgjegjëse apo nismave të organizatave të shoqërisë civile

 

Kujtojmë që afati i fundit i aplikimit është data 20 shkurt 2017.

Ju informojmë që të rinjtë e përzgjedhur do të njoftohen personalisht për detajet organizative.

Gjithashtu ju ftojmë që ta ndani këtë e-mail me çdo të ri apo person tjetër që ju mendoni se do të kishte interes t’i bashkëngjitej nismës.

Ju urojmë suksese dhe mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi.