THIRRJE PËR PJESËMARRËS

1

Shoqata E Pyjeve Golaj dhe Organizata People in Focus, ka kënaqësinë t’ju ftojë në trajnimin me temë: “Rritja e kapaciteteve të të rinjve të bashkisë Has për matjen e performacës së institucioneve për ofrimin e shërbimeve publike”

Data: 26-27 Janar 2017, Has. Afati i fundit për të aplikuar është 24 janar 2017.

Pjesëmarrësit më të spikatur do të anagzhohen në një veprimtari kërkimore në lidhje me perceptimin e qytetarëve për ofrimin e shërbimeve publike në Bashkinë e Hasit.
Disa prej kritereve të përzgjedhjes do të jene:
• Të jetë Banor i Bashkisë Has.
• Të jetë në moshën nga 15-30 vjec.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
• Motivimi për të organizuar senca informuese dhe fushata në terren pas trajnimit.
• Mundësia për tu antarësuar dhe kontribuar në Koalicionit për Përmirësimin e Shërbimeve Publike – Has.
Prioritet do të kenë aplikantët vijnë nga shtresat në nevojë. Shpenzimet lokale të transportit do të jenë të mbuluara nga organizatoret.
Për të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV ose Bio të shkurtër në adresën angazhimiqytetar.has@gmail.com
Ky trajnim zhvillohet në kuadër projektit,”Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Publike në Bashkinë Has, nëpërmjet Angazhimit Qytetar në Monitorim dhe Vlerësim”, i cili po zbatohet nga “Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave (SHPPK – Golaj)” në partneritet me shoqatën “People in FOCUS” Tiranë. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit “ PACT – Partner së bashku kundër korrupsionit”, të zbatuar nga ANTTARC