Të rinjtë “pushtuan” Muzeun Historik Kombëtar

 

24899721_1196856913779962_2742558566934944910_nNga Klaudio Pulaha

Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, me mbështetjen e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri, Koalicionit për Arsimin në Shqipëri dhe Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të fuqizimit dhe mbështetjes që japin për organizatat rinore të shoqërisë civile, organizuan ditën e sotme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, “Panairin e 3-të të Organizatave Rinore”. Ky Panair i cili u zhvillua për të tretin vit rradhazi në Shqipëri ku morrën pjesë mbi 60 organizata, grupime, rrjete, forume politike rinore nga e gjithë Shqipëria, kishte për qëllim të krijonte një hapësirë të hapur ndaj organizatave rinore të shoqërisë civile, forumeve politike rinore, të rinjve, rrjeteve rinore dhe komunitetit të gjerë në të gjithë Shqipërinë për të informuar, ngritur ura bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe për të nxitur marrëveshje bashkëpunimin mes aktorëve lokalë, qëndrorë dhe donatorëve të ndryshëm. Pavarësisht se vitet e fundit ka një rritje të aktivizmit rinor në vend, përmes krijimit të organizatave të ndryshme rinore, përsëri qëndrueshmëria e tyre mbetet e brishtë për shkak të mungesës së informacionit dhe aksesit që këto organizata rinore kanë në fonde të donatorëve të ndryshëm. Në këtë Panair, OSHC-të rinore dhe forumet politike rinore u takuan me donatorë, institucione publike dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, për të informuar dhe ndarë arritjet e tyre, programet si dhe çështjet më shqetësuese rinore. Përgjatë panairit, u organizuan prezantime dhe takime ndërmjet donatorëve, institucioneve dhe të rinjve me përfaqësuesit e organizatave rinore të shoqërisë civile dhe vullnetarëve.  Të ftuar për të përshëndetur këtë panair ishin Z. Shpati Kolgega – Zv. Ministri për Rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Bardhylka Kospiri – Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Z. Ervin Salianji – Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin Shqiptar, Znj. Kejdi Mehmetaj – Deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Z. Andi Kananaj – Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile – AMSHC, si dhe Znj. Lorena Haxhiu – Drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë – SHKR. Një hapësirë e veçantë përgjatë këtij Panairi, iu dedikua informimit të të rinjve, gjimnazistëve dhe studentëve mbi bursat e ndryshme studimore që ofrohen prej ambasadave në Shqipëri, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hollandeze, Gjermane, Austriake, Ceke, Franceze etj.

24796781_1979659142254556_2622388314785900948_n

Qendra Youth Act prezantoj për të rinjtë e pranishëm projektet dhe aktivitetet e ndryshme por duke i vënë theksin “Kartës Rinore Evropiane”. Karta Rinore është një mjet për të fuqizuar të rinjtë dhe anëtarët e saj kanë përfitimi të shumta në 36 shtete të Evropës. Aplikimi për këtë kartë bëhet online: www.kartarinore.al

24900019_1979659195587884_2559629400502665596_n

24774876_1599755563421084_633599492419551046_n

te-rinjte

24899766_706547019554553_5217502043099847992_n

24796541_1196859557113031_5203842849492633273_n