sqen

Të rinjtë kundër Korrupsionit

anticorruption-logoDonatori: Public Affairs Section, U.S. Embassy –  Tirana, Albania

Kohëzgjatja e Projektit: Tetor 2015 – Qershor 2016

Rreth projektit: Projekti synon ndërgjegjësimin e të rinjve për format e ndryshme të shfaqjes së korrupsionit në komunitet, informimin e tyre mbi mënyrat se si mund të luftohet korrupsioni, nxitjen e transparences dhe zbatimit të ligjeve.

Të rinjtë do të angazhohen në trajnime, monitorimin, dhe avokimin kundër korrupsionit në komunitetin lokal. Ata do të kenë mundësi të aktivizohen si vullnetarë dhe nëpërmjet një sëre trajnimesh, seminaresh, debatesh konstruktive dhe fushatave sensibilizuese, ata do të ndërgjegjësohen në lidhje me formen që korrupsioni merr në komunitetin e tyre.