sqen

Takim mbi të drejtat e njeriut me nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi” | Korcë

IMG-20190614-WA0004
Në datën 14.06.2019, në kuadër të projektit  “Të promovojmë të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve përmes kryeveprave të letërsisë”, në shkollën “Raqi Qirinxhi” në Korcë, u zhvillua një takim lidhur me të drejtat e njeriut, të lidhura këto edhe me veprën “Të mjerët” të shkrimtarit Viktor Hygo. Përveç nxënësve, merrnin pjese edhe mësues të kësaj shkolle. Takimi u hap nga pedagogia Silvana Loka, e cila bëri edhe një shpjegim të zgjeruar të konkursit në fjalë. Më pas, pedagogu Ilir Panda shpjegoi parimet dhe dispozitat lidhur me të drejtat e njeriut, në kuadrin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërsa studentet Grejsa Dushku dhe Anisa Hasa u shpjeguan pjsëmarrësve parimet dhe elementet kryesore të të drejtës dhe përgjegjësinë penale.
Takimi u ndoq me interes nga të pranishmit, të cilët bënë edhe pyetje të ndryshme rreth temave të trajtuara.
Ky projekt zbatohet nga Qendra Youth Act, i financuar nga Bashkimi Europian dhe me mbështetjen e World Vision in Albania and Kosovo dhe South East European Youth Network.
IMG-20190614-WA0012