sqen

Takim mbi Antikorrupsionin me nxënësit e shkollës se mesme Said Najdeni Peshkopi

19-04-2016_peshkopi_10
19-04-2016_peshkopi_2
19-04-2016_peshkopi_3
19-04-2016_peshkopi_4
19-04-2016_peshkopi_5
19-04-2016_peshkopi_6
19-04-2016_peshkopi_7
19-04-2016_peshkopi_8
19-04-2016_peshkopi_9
19-04-2016_peshkopi_1

Ne kuander të fushatës ndërgjegjësuese të projekt Të rinjtë kundër korrupsionit u organizua një diskutim i hapur me nxënësit e shkollës ‘Said Najdeni’ të qytetit të Tiranës. Nxënësit e përzgjedhur për këtë projekt shkëmbyen ide mbi format e korrupsionit në Shqipëri dhe dhanë shembuj konkret mbi rastet e fundit të dëgjuara në media. Sipas tyre ky ishte një fenomen që prekte të gjithë sektorët. Ata folën më konkretisht mbi format e korrupsionit dhe ryshfetit që prek arsimin dhe shëndetësinë dhe format në të cilat ai shfaqet në shoqërinë tonë.

Më pas nxënësit u ndanë në grupe dhe morën disa shembuj situatash dhe ngjarjesh të mundshme në formën e tregimeve. Pasi lexuan rastet përkatëse të grupeve, të gjithë nxënësit i’u përgjigjën pyetjeve të tilla si: A ka korrupsion në atë ngjarje, Cilat ishin shkaqet që çuan në të? A mund të ishte shmangur kjo situatë dhe cila do të ishte zgjidhja? Etj. Ata dhanë mendimin e tyre dhe argumentuan përgjigjet.

Në fund nxënësit paraqitën idetë e tyre për fushatën ndërgjegjësuese me punime si Ese, postera, fletepalosje me temën e korrupsionit në shoqëri. Eseja më e mirë do të shpallet në Panairin e ideve në muajin Maj.