sqen

Takim mbi Antikorropsionin me nxënësit e shkollës se mesme ‘A.Z.Çajupi’ Tiranë

cajupi25022016-12-600×338
cajupi25022016-11-600×338
cajupi25022016-11-600×338 (1)
cajupi25022016-9-600×338
cajupi25022016-6-600×338
cajupi25022016-5-600×338
cajupi25022016-4-600×338
cajupi25022016-3-600×338
cajupi25022016-2-600×338
cajupi25022016-111-600×338
cajupi25022016-13-600×338

Sot më datë 25.02.2016 u organizua një diskutim i hapur me nxënësit e shkollës ‘A.Z. Cajupi’ të qytetit të Tiranës. Ky takim u mbajt në kuadër të projektit ‘Te rinjtë kundër korrupsionit’. Nxënësit e përzgjedhur për këtë projekt shkëmbyen ide mbi format e korrupsionit në Shqipëri dhe dhanë shembuj konkret mbi rastet e fundit të dëgjuara në media. Sipas tyre ky ishte një fenomen që prekte të gjithë sektorët. Ata folën më konkretisht mbi format e korrupsionit dhe ryshfetit që prek arsimin dhe shëndetësinë dhe format në të cilat ai shfaqet në shoqërinë tonë.

Më pas nxënësit u ndanë në grupe dhe morën disa shembuj situatash dhe ngjarjesh të mundshme në formën e tregimeve. Pasi lexuan rastet përkatëse të grupeve, të gjithë nxënësit i’u përgjigjën pyetjeve të tilla si: A ka korrupsion në atë ngjarje, Cilat ishin shkaqet që çuan në të? A mund të ishte shmangur kjo situatë dhe cila do të ishte zgjidhja? Etj. Ata dhanë mendimin e tyre dhe argumentuan përgjigjet.

Në fund nxënësit dhanë idetë e tyre për fushatën ndërgjegjësuese që do të ndërmerret në muajt e ardhshëm. Ata do të angazhohen në vizatimin e disa posterave me temën e korrupsionit në shoqëri dhe do të shprehin mendimin e tyre në formën e esesë. Eseja më e mirë do të shpallet në Panairin e ideve në muajin Maj.